Më 19 janar 2018 transmetuam rastin e një familjeje me 5 anëtarë në Linzë. Kësaj familjeje, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, iu dëmtua banesa, ndaj e futën në një bunker. Aso kohe, u interesuam me kryetarin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, dhe e strehuam familjen në një shkollë jashtë funksionit, ku qëndruan për 5 vite rresht.Po cfarë ndodhi më tej me këtë familje? Shedija Noka, nënë e 3 fëmijëve, kërkoi të lëvizë, nga shkolla, pasi kushtet nuk ishin të mira dhe tërmeti e kishte dëmtuar këtë ndërtesë. Kryetari i Njësisë Administrative Kujtim Qefalia, na tha, se familja Noka, pasi aplikoi si familje e dëmtuar, u shpall fituese për rindërtim. Por inxhinierët dhe gjeologët konstatuan, se aty nuk mund të rindërtohej, sepse do binte terreni sërish. Ai sqaroi, se me vendim të Bashkisë së Madhe, kjo familje dhe 7 të tjera në njësinë Dajt, do të pajiseshin me banesa sociale.Alfred Brahja, Kryetar i Njësisë Administrative Dajt, shprehet sot, se familjen e Alban Nokës, Bashkia Tiranë e futi në skemën e banesave sociale. Kjo familje është dakordësuar me dokumentacion tek noteri, që të sistemohet në Ndroq, dhe viti i ri do ta gjejë në banesën e re sociale.
Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë