E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Aktualitet

Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Sistemi Unik i Gjobave shënon fundin e një epoke të gjatë të gjobave të vendosura në fletë letre dhe kalimin drejt një sistemi tërësisht digjital.

Gjatë aktivitetit të prezantimit të sistemit të ri, Rama tha se qytetarët do të njoftohen menjëherë përmes platformës e-Albania dhe me mesazh në telefon, sa herë që ndaj tyre vendoset një gjobë.

Sipas kryeministrit, të gjitha gjobat do të regjistrohen në një bazë të përbashkët të dhënash, ku çdo qytetar do të ketë mundësi të kontrollojë masat administrative të vendosura ndaj tij.

“Krijohen të gjitha premisat që të mbyllet një epokë e gjatë e gjobave të vendosura mbi copa letre, të shkruara edhe në mënyrë të palexueshme ndonjëherë. Ndërkohë që të gjitha institucionet që ju drejtoni mund të hyjnë në një epokë të re të vendosjes së gjobave nëpërmjet mjeteve të teknologjisë digjitale, gjë që sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes platformës e-Albania, e cila njëkohësisht çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit.

Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia që t’i kontrollojë te mesazhet e tij në e-Albania gjobat që ka”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se sistemi do të lehtësojë pagesën dhe apelimin e gjobave përmes telefonit, ndërsa do të garantojë gjurmueshmërinë e çdo procedure.

“Nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri. Garantohet një rrjet i njëjtë, një numër unik, bazë ligjore e qartë për të gjithë dhe identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat”, deklaroi Rama.

Ai bëri të ditur se hapi i radhës është krijimi i Regjistrit Kombëtar të Gjobave, i cili do të përmbyllë procesin e ngritjes së sistemit të ri.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑