I mori 60 mijë lekë qytetarit për t’i zhbllokuar mjetin, pranga policit në Durrës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë kapur në flagrancë këtë të enjte një punonjës policie, pasi dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë 60 000 lekë të reja një qytetari.

Sipas raportimeve, është arrestsuar punonjësi i policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i cili ka kërkuar dhe i ka marrë lekët shtetasit E.S., duke i premtuar në këmbim që do ti nxirrte mjetin nga pika e bllokimit, si dhe mosvendosjen e masës administrative.

Shuma e lekëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Të Fundit