E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!
Bota

Propozimi i ‘çmendur’, shkencëtarët duan të ringrijnë polet e planetit

Shkencëtarët kanë skicuar një plan kontroversial për të ngrirë sërish Polin e Veriut dhe të Jugut për të ulur termostatin global.

Sipas tyre, një flotë me 125 avionë të pajisur me bombola mund të sprucojnë një re me molekula mikroskopike dioksidi squfuri nga një lartësi prej 13 kilometrash. Molekulat do të fluturonin ngadalë drejt poleve për shkak të masave ajrore dhe më pas do të mbulonin sipërfaqen poshtë tyre.

13 milionë tonë nga këto molekula që do të hidheshin gjatë pranverës e verës, do të mjaftonin për të ulur temperaturat e poleve me 2 gradë Celsius. Shkencëtarët shpjegojnë se kështu do të ishte e mundur që grimcat të reflektonin dritën e diellit dhe të ftohnin akullnajat që po shkrijnë.

Nga ana tjetër, do të duheshin 175.000 fluturime në vit, çka do të çlironte sasi gjigande dyoksidi karboni. Kërkuesit e mbështesin planin sepse mendojnë që ngrohja polare ka arritur në nivele kritike dhe ngrirja e akullit do të pengonte rritjen e nivelit të detit.

Megjithatë, ata bien dakord se kjo ide trajton vetëm një simptomë të ngrohjes globale, jo shkakun e saj./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑