Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për gati 1 orë e gjysmë zhvilloi sot një takim në KQZ.
Mësohet se Kim zhvilloi takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ndërkohë, pas takimit që zhvilloi me Celibashin, diplomatja u takua dhe me deputeten Monika Kryemadhi, ddeputetin Damian Gjiknuri dhe deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.
Bëhet me dije se fokusi ka qenë reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.