Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar një pronar të një kafeneje në Gostivar, pasi ai nuk ka pranuar të mbyllë lokalin, sipas urdhërave të lëshuara nga ana e qeverisë, për masat ndaj koronavirusit.
Në pranga ka përfunduar shtetasi A.A nga Gostivari, i cili ka mbajtur hapur lokalin dhe iu ka shërbyer njerëzve që vinin aty.
Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 13.00, pjesëtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 51- vjeçarin A.A. nga Gostivari, pronar i objektit hotelerik në Gostivar.
Arsyeja që personi A.A. është privuar nga liria, është se në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, ka mbajtur hapur lokalin dhe iu ka sherbyer klienteve. Personi A.A. është mbajtur në Stacionin policor Gostivar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë apelon deri tek qytetarët, t’i respektojnë dhe tu përmbahen vendimeve, paralajmërimeve dhe këshillave të qeverisë, dhe ju paralajmëron se çdo mosrespektim do të sanksionohet në mënyrë adekuate, në bazë të rregullativave ligjore” përcjell Gazeta Express nga TS.