Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari në Spanjë. Mediet raportojnë se ka humbur jetën i riu Francisco Garsia, i cili ishte trajneri i një prej ekipeve të moshave në Malaga, që duhet Atletico Portada Alda.
Ai kishte shfaqur shenja të gripit pak ditë më parë dhe pas dy testeve kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai ishte shtruar në spital, por që nuk kishte mund të jetojë.
21-vjeçari, i cili mendohet të jetë personi më i ri që koronavirus i ka marrë jetën, kjo ende e pakonfirmuar, vuante edhe nga ekzistenca e një patologjie të mëparshme onkologjike, e cila gjithashtu ishte e diagnostikuar kohët e fundit.