34-vjeçari asfiksohet në llixha, pronari i hotelit: U fut pa leje në vaskë

Një 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në llixhat e Elbasanit.

I riu me banim në Yzberisht të Tiranës, kishte shkuar së bashku me një shokun e tij në llixha në Elbasan. Por gjatë qëndrimit në vaskën e hotelit, 34-vjeçari ishte ndjerë keq dhe shoku i tij kerkoi ndihmë me urgjencë. 34-vjeçari u transportua në spital por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. I riu ishte asfiksuar në llixha.

Është zbardhur dëshmia e pronarit të hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku një 34-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në llixhat e Elbasanit.

Pronari ka deklaruar para autoriteteve se viktima me inicialet A.P., nga Tirana, bashkë me një tjetër të ri ishin akomoduar në hotel, ndërsa të dy kishin hyrë pa leje në vaskë.

Ai është shprehur se sipas rregullave të përcaktuara vaskat mbyllen në orën 19:00 zakonisht dhe nuk lejohet më hyrja në to.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe policia. Uniformat blu bejnë me dije se i riu ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e 34-vjeçarit dyshohet të jetë arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit