140 milionë euro mashtrim, Gjykata e Tiranës vendos “arrest shtëpie” për kinezin

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”, për shtetasin kinez, Liangbin Chen.

Chen nuk duhet të largohet nga banesa e tij dhe gjykata ka urdhëruar prokurorinë që të bëhet ruajtja e tij 24 orë nga punonjësit e policisë.

Liangbin Chen u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit. Ai është në kërkim nga autoritetet kineze për mashtrim me pasoja të rënda.

Vlera e mashtrimit për të cilën kerkohet nga autoritetet kineze shkon në 140 milionë euro.

Të Fundit