“Vritu me të zotin e dyqanit, se ne nuk ta zgjidhim dot” denocimi për OSSHE

Fatmir Ramaj tregon, se në vitin 2003 shiti dyqanin e tij me akt-shitjeje. Në vitin 2022 donte të lidhte një sahat për një objekt tjetër, por i thuhet, se është debitor për dyqanin, që ka shitur për 750 mijë lekë të vjetra. Pronari i dyqanit nuk e kishte kaluar kontratën e ujit dhe energjisë elektrike në emër të tij dhe është larguar jashtë shtetit. Fatmiri thotë, se iu drejtua me një ankesë Drejtorisë së Përgjithshme të OSHEE-së, duke bashkangjitur aktin e shitjes se dyqanit. Përgjigja, që mori, ishte se problemi duhet të zgjidhet mes palëve. Fatmiri e pagoi debinë, pasi donte të lidhte energjinë tek objekti tjetër. Por kur shkon të mbyllë kontratën, i thonë, se duhet ta mbyllë personi, që e ka blerë. Për të pyetur rreth procedurës së shitjes dhe kalimit të kontratës së energjisë elektrike dhe ujit, kemi pyetur konsulentin imobiliar të “Remax Infinity Plus”, Dorian Spahiu. Sipas tij, në procedurën e shitjes, noteri sheh, nëse ka detyrime të prapambetura dhe është blerësi, i cili me aktin e shitjes paraqitet dhe ndryshon emrin e kontratave të energjisë elektrike apo ujit.

Të Fundit