Turp në Vlorë! Bustet e Qeverisë së Ismail Qemalit pa emra, figurat e historisë lihen në harresë

Një kompleks që përkujton figurat e Qeverisë së parë të Ismail Qemalit në Vlorë, është lënë në mëshirë të fatit. Bustet e disa prej anëtarëve të qeverisë kanë humbur gërmat e emrave dhe tashmë figurat historike qëndrojnë pa identifikim. Sazan Skuka, nipi i ministrit të parë të Luftës në qeverinë e vitit 1912, denoncon këtë situatë dhe kërkon, që figurat e burrave të kombit, të marrin respektin e merituar. Drejtoresha e Muzeut të Pavarësisë, Kozeta Halili, pranon problemin dhe thotë se, për shkak të ekspozimit në ambient të hapur, gërmat mungojnë herë pas here, por ajo premton, se do të ketë një projekt për zgjidhjen e tij.

Të Fundit