“VIP-at dalin nga qelia për të drekuar!” Oficeri i sigurisë: Anonimë që duan të prishin imazhin e burgut!

Një nga oficerët e policisë në Paraburgimin e Durrësit, Afrim Zeqiraj, ka përgënjeshtruar përmes një prononcimi të dhënë për MCN TV, pretendimet e denoncuesit anonim cili ngriti një padi në SPAK ndaj “bluve” duke i akuzuar se kanë lejuar daljen nga qelia të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.

Kujtojmë që mesazhi i denoncuesit u lexua sot në MCN Live nga gazetarja Anduena Llabani.

Në mesazh, denoncuesi do të përmendte shefin e sigurisë Gëzim Gjoni, oficerët e paraburgimit Engjell Pelivani dhe Afrim Zeqiraj, si dhe Mefat Shehun, që sipas tij kishin lejuar që Koka dhe Bllako të dilnin lirisht në bare e restorante për të drekuar me elementë të krimit.

Megjithatë, ky pretendim hidhet poshtë nga Zeqiraj, i cili thotë se bëhet fjalë për persona anonimë, të cilët për qëllime personale kërkojnë të prishin imazhin e burgut.

Denoncuesi deklaronte se të dënuarit kanë dalë pas orës 16:30, një pretendim që sipas Zeqirajt nuk qëndron, pasi ai dhe kolegu i tij oficer policie largohen nga puna në orën 15:00 për t’u rikthyer në orën 08:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Të Fundit