E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit Gjysma e apartamenteve me qira në Tiranë janë më të shtrenjta se 660 euro/muaj, çmimet për 56 zona 34-vjeçarja u shtir për 10 vite sikur kishte kancer dhe përfitoi 200 mijë dollarë, bashkëshorti zbuloi mashtrimin dhe kërkoi divorcin
Aktualitet

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës

Dy ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetes Elisa Spiropali i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit.

Karrigia e saj është zhvendosur tashmë pas deputetëve të pavarur, në krahun ku qëndron opozita.

Ndërkohë, Spiropali nuk është paraqitur në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i PS-së u vendos të martën, më 24 nëntor, gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura.

Vendimi u konfirmua për mediat nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se përjashtimi ishte bërë në përputhje me rregulloren e brendshme të grupit.

“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në funksion Kuvendit lidhur me këtë vendimmarrje, që është në zbatim të rregullores së grupit parlamentar dhe u njoftua sot edhe në grup”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se i vinte keq që, pas nëntë vitesh, grupi parlamentar kishte arritur në një vendimmarrje të tillë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑