E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit
Aktualitet

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.

Në fjalën e saj, Kos e cilësoi vitin 2026 si një periudhë me zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se vendi ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm dhe shprehu pritshmërinë që një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti.

Komisionerja vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të tyre për avancimin e procesit të integrimit.

“Ky vit ka sjellë përparim të jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Presim që një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti. Keni ndërmarrë reforma të rëndësishme. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë!”, u shpreh Marta Kos.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut, paqes, lirisë dhe begatisë, duke e cilësuar Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian si një mekanizëm të rëndësishëm për të ndjekur dhe çuar përpara rrugëtimin evropian të vendit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑