Sabri Ceka, një qytetar nga Elbasani, tregon, se vuan me hemofili A, që në lindje.Për këtë arsye emigroi në Gjermani, edhe pse në mënyrë ilegale.Më Gjermani, faktorin 8 e merrte rregullisht, po për shkak se kishte vështirësi në gjetjen e damarëve,mjekët vendosën t’i bënin një ndërhyrje dhe t’i vendosnin një pajisje port, ku nëpërmjet një age-je, i injektonin faktorin 8. Kthimi në Shqipëri u bë me kushtin e sigurimit të shërbimit mjeksor. Në këtë moment doli “garant” Ministria e Shëndetsisë, që në fakt nuk po ia siguron agen, pasi nuk gjendet në asnjë vend.Në QSUT i thanë, që nuk ka age. Në Agjensinë Kombtare të Barnave, as që e pritën. Të njejtin fat pati edhe në Ministrinë e Shëndetsisë. Në fund iu drejtua emisionit “Stop”.Gazetarja iu drejtua shkresërisht këtyre institucioneve, por përgjigje mori vetëm nga Drejtoria e QSUT-së, e cila tha, se këtë age nuk e kanë, pasi nuk është në listën e barnave dhe pajisjeve mjeksore.Megjithatë, pacienti do ta marrë mjekimin me kateter intravenoz, në një tjetër mënyrë. Nga ana tjetër, drejtori Enkel Joti, privatisht i siguroi 15 copë age flutur. Sabri Ceka shprehet mirënjohës, por kjo sipas tij, është një zgjidhje e përkohshme.
Hitparade i absurdit/ eksodi i mjekëve drejt Gjermanisë.
Në disa takime elektorale, funksionarë të PD-së kanë shpërndarë programin për rimëkëmbjen e vendit, ku bie në sy, se disa shifra shkruhen me lekë të reja e disa të tjera me lekë të vjetra. Një video tregon ndotjen e lumit Erzen me solar. Shkolla në fshatin Vile-Lezhë, vetëm e tillë nuk duket, por ka pamjen e një ndërtese të braktisur.Në një tjetër video tregohet, sesi sorrat po “sulmojnë” qytetarët.
Qytetari paguan taksa në dy njësi, pas ndarjes së re administrative.
Nazmi Doci është banor në Kodër Kamëz në rrugën “Adem Shehu”.Me ndarjen e vjetër administrative i përkiste njësisë administrative Laprakë, bashkia e Tiranës. Ndërsa me ndarjen e re ka kaluar në njësinë administrative të Paskuqanit, bashkia Kamëz.Por ky ndryshim nuk e ka shkëputur zotin Nazmi prej detyrimit të pagesave nga të dyja këto njësi administrative.Doci thoë, se ka bërë një kërkesë në UKT qendrore, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Gazetarja e “Stop” interesohet në të dyja njësitë dhe mundëson kalimin e Nazmi Docit në njësinë e re, duke fshirë detyrimet në të vjetrën.