Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur dje 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer.

Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri tani në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 1 milion vaksina.

Kreu i qeverisë thotë se plani për vaksinimin do të vazhdojë deri vaksinimin e të gjithë qytetarëve.

“Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shprehet z. Rama.

Të Fundit