“Presion prindërve për të fshehur ngjarjen”/ Berisha publikon mesazhin e një mësuesi lidhur me helmimin e nxënësve të Fierit.

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi lidhur me helmimin e nxënësve në Fier.

Sipas mësuesit, numri i nxënësve të helmuar nuk është as 30 dhe as 50, por është mbi 100 nxënës.

Në mesazhin e tij theksohet se policia po i bën presion të madh prindërve për të fshehur të vërtetën lidhur me ngjarjen.

Më tej thuhet se ka shumë fëmijë që kanë braktisur shkollën “janaq Kilica” ose janë transferuar në shkolla të tjera për shkak të kushteve jo të mira të shkollës.

“Përshëndetje Doktor, jam një mësues dhe prind nga qytetti i Fierit. Duke marrë shkas edhe nga postimi juaj i fundit, ju lutem të saktësoni se numri i nxënësve të helmuar nuk është as 30 dhe as 50, por është mbi 100 nxënës. Ajo që na shqetëson ne si prindër dhe si mësues, është fakti se ky helmim nuk është rastësor dhe që janë angazhuar gjithë strukturat e mundshme të pushtetit për të minimizuar efektet dhe për të mbuluar shkaqet e vërteta. Është hera e dytë që ndodh ky fenomen dhe paturpësisht kërkojnë tjua lënë topin në derë fëmijëve.
Në Spitalin e Fierit nga zyrtarë të policisë e bashkisë, dhe deri tek ata të SHISH ndikuan sot që shumë emra fëmijësh të mos regjistroheshin, që të mos rritej numri i të shtruarve, duke i bindur edhe disa prindër ti marrin fëmijët në shtëpi se janë mirë. Është një situatë e paprecedentë e fshehjes së të vërtetës.
Prindërit, fëmijët dhe mësuesit e dinë shumë mirë se mësimi në atë shkollë nuk po zhvillohet tek godina e re e shkollës, të cilën e keni rindërtuar ju në kohën e qeverisë suaj, por në godinën e vjetër, të amortizuar madje, ku edhe depot e pastrueseve të shkollës i kanë pas boshatisur për ti shndërruar në klasa për fëmijët.
Ka kohë që flitet për kushtet jo njerëzore të mësimit në atë shkollë, ka shumë prindër që janë ankuar, ka shumë fëmijë që kanë braktisur shkollën aty ose janë transferuar në shkolla të tjera përgjithësisht private. Sot gjatë pushimit të madh fëmijët na kanë treguar se kanë pas mbyllur derën e jashtme me kyç, duke mos i lënë fëmijët të dalin në oborr, çka shton dyshimet se kjo ka qenë e pregatitur, fatkeqësisht për fëmijët, të cilat sot po vuajnë pasojat e rënda me shëndetin e tyre.
Ju lutemi shumë ndikoni me aq sa mundeni që këta monstra të papërgjegjshëm mos të mbulojnë fëlliqësirat e tyre me shëndetij dhe jetën e fëmijëve tanë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 

Të Fundit