E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën
Lajme

Përse aeroplani nga Londra nuk u ul direkt në aeroportin e Kukësit

Aeroplani “Air Albania” i nisur nga Londra me disa emigrantë shqiptarë i destinuar drejt Kukësit, u ul fillimisht në aeroportin e Rinasit. Prej këtej u nis drejt aeroportit “Zayed” të Kukësit ku bëri uljen e parë të suksesshme.

Por përse u ul fillimisht në Rinas dhe jo në Kukës? Ministrja e Transporteve Belinda Balluku dhe Kryeministri Edi Rama zbardhën edhe arsyet. Sipas tyre, aeroporti i Kukësit është operacional dhe aviacioni ndërkombëtar e konsideron lokal deri sa të certifikohet si ndërkombëtar.

“Duke nisur nga sot ky aeroport është operacional. Do të nisin të gjitha testet nga kompanitë ajrore. Do nisim nga puna për të lidhur kontratën, për të provuar pistën, për të validuar procedurat dhe sigurisht për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Këtu do ketë pasagjerë nga Kosova, nga Maqedonia  e Veriut, nga Mali i Zi e kudo. Në datë 17 Qershor kur mbaron afati i publikimit që kemi nisur në atë datë aeroporti i Kukësit do të jetë aeroport i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit. Që këtu do fluturohet për në shumë qytete të Gjermanisë, për në Angli, për në Zvicër në mjaft qytete që nuk fluturohet nga Tirana”, tha ministrja Balluku.

“Sipas gjithë rregullave të aviacionit ndërkombëtar çdo aeropott nga momenti kur bëhet operacional fillon si një aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë aeoroport ndërkombëtar e cila zgjat 50-60 ditë, dhe pasi bëhet aeroport ndërkombëtar, menjëherë do të fillojë një lëvizje që do të shkojë duke u rritur”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑