Parlamenti holandez voton pro Shqipërisë për hapjen e negociatave

Parlamenti holandez ka votuar këtë të enjte pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter.

Xhaçka shkruan se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka

Të Fundit