E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit
Aktualitet

Mbyllet faqja që bullizonte nxënësit në Korçë dhe i shantazhonte me video intime

Për tre ditë rrjesht, adoleshentët e Korçës u terrorizuan nga një faqe Instagrami, e cila bullizonte, denigronte dhe publikonte materiale intime të tyre.

Pas denoncimit të bërë nga një oficer sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet për rastin dhe identifikimin e administratorëve të faqes.

Nën objektivin e sulmit të administratorëve anonimë të faqes, e cila që në emër ishte denigruese, ishin vendosur nxënës të shkollave të mesme, por edhe të shkollave 9-vjeçare të qytetit.

Disa nga adoleshentët e moshës 14-18 vjeç, të cilët u bënë objekt i sulmit, tregojnë se faqja ekziston prej disa vitesh dhe në mënyrë periodike është hapur dhe mbyllur.

Sipas tyre, ndryshe nga herët e tjera, tani përveç postimeve me emra dhe mbiemra me përmbajtje denigruese, ka patur edhe video dhe foto me përmbajtje intime.

Denoncimi i rastit ka angazhuar strukturat e policisë së Korçës, prokurorisë dhe sektorit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ndërsa faqja tani është mbyllur, po vijojnë hetimet intensive për të identifikuar administratorët e faqes dhe persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e këtyre materialeve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑