Ka 1900 m ullishte, vë duart në kokë kur zbulon se çfarë i kanë bërë pronës së tij

Ndodhemi në Kryezi të Kavajës për një problem prone.Qerim Tabaku tregon, se ka një ullishte 1900 m 2, në këtë fshat, por që në vitin 2016 ia ka zaptuar subjekti “Alfa Alabaster Grup” me administratorë Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari. Ata merren me nxjerrjen e gipsit aty. Qerimi thotë, se i janë futur në pronë dhe i kanë shkulur edhe 10 rrënjë ullinj.Ai ka bërë denoncim në Polici, ku i kanë thënë, se do ta verifikojnë. Cështja ka shkuar në Prokurori, por kjo e fundit e ka kthyer sërish në Polici, për të verifikuar rastin. Por prej tre vjetësh nuk është bërë asgjë.Qerimi ka certifikatë pronësie dhe Gjykata e Rrethit Gjyqsor Kavajë ka vendosur pezullimin e punimeve dhe spostimin 30 m të subjektit tjetër nga prona e tij. Cështja ka shkuar në Apel, por puna e gipsit vazhdon.Njëra nga administratoret e subjektit, Dëshira Myftari, thotë, se bëhet fjalë për një vendim të shkallës së parë, ndaj dhe vazhdon punën.Madje ajo pranon, se nëse do t’i hiqen mjetet, pistoleta shpuese dhe skrepi, do të vendosë të reja.

Të Fundit