Gjobitet ne Shqiperi, maqedonasit i marrin patenten, duhet te dale ne komision-Stop-22 Qershor 2021

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut gjobitet nga policët rrugorë pranë tunelit të Elbasanit për tejkalim të shpejtësisë. Policët i marrin patentën dhe lejen e qarkullimit. Sipas denoncuesit, ata e pyesin, nëse e gjobën minimale apo maksimale dhe ai normalisht zgjedh minimalen. Shtetasi maqedonas paguan 6500 lekë, por i mbajnë patentën, duke i thënë, se do të dalë në komision.Por, askush nuk e sqaron, se një shtetas i huaj, mund të paguajë dyfishin e shumës së gjobës dhe të marrë direkt patentën. Fatin e patentës e ka në dorë Prefekti i Qarkut Elbasan. Ky shtetas ka shkuar në Maqedoni dhe po pret t’i kthehet patenta.

Të Fundit