Ekspertët: Përmbytjet në Evropë tregojnë urgjencë për ndryshimin e klimës

Ndërsa Bashkimi Evropian po njoftonte planet për të shpenzuar miliarda euro për ndryshimin e klimës, retë masive u mblodhën mbi Gjermani dhe vendet përreth për të lëshuar një stuhi që la pas vdekjen dhe shkatërrimin.

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta, politikanët dhe parashikuesit e motit u tronditën nga egërsia e reshjeve që shkaktuan përmbytje të menjëhershme që morën më shumë se 180 jetë njerëzish këtë javë në Evropën Perëndimore.

Shkencëtarët e klimës thonë se lidhja mes motit ekstrem dhe ngrohjes globale është e pagabueshme dhe urgjenca për të bërë diçka për ndryshimin e klimës është e pamohueshme, shkruan Euronews.

Shkencëtarët ende nuk mund të thonë me siguri nëse ndryshimi i klimës shkaktoi përmbytjen, por ata këmbëngulin se përkeqëson motin ekstrem që është shfaqur nga perëndimi i SHBA dhe Kanada në Siberi në rajonin e Perëndimor të Evropës.

Të Fundit