E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë
Aktualitet

Dolën me PESTICIDE, edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore ka ngritur alarmin për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.

AUV ka shtuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarina.

Ngarkesat me mandarina janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.

“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit Evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.

“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura… Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, ka thënë agjencia më tej.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑