“Adaptohuni me teknologjinë”, Ahmetaj: Shërbimet sot janë dixhitale, bëra kurs për të përdorur e-albania

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka habitur jo pak teksa në një takim me përfaqësues të sistemit bankar me temë “Dixhitalizimi dhe Cash-i”, iu ka rrëfyer të pranishmëve se ka qenë pjesë e një kursi të gjatë për të mësuar të gjitha funksionet e portalit qeveritar e-Albania.

“Ka një debat që ka të bëjë me platformën e përbashkët me e-Albania. Kjo më përfshinte edhe mua deri në 1 vit e gjysmë para dhe bëra një kurs për të përdorur e-albania, për ta përdorur atë më thjesht. Edhe ju që jeni avangard në teknologji nuk e dini se çfarë ofron ajo platformë që është shembull në teknologji në rajon. Për këtë arsye do ju kërkoj të mos jeni siç jeni zakonisht pak konservator kur në horizont të ekonomisë shfaqet një mundësi e re. E di që jeni në bashkëpunim me AKSH-in dhe MF për përdorimin e platformës së AKSH dhe pagesave”, rrëfeu Ahmetaj.

Në vijim, ai theksoi se sistemi bankar duhet të jetë më pro teknologjisë, ndërsa theksoi se reforma e fiskalizimit do t’i japë frytet e saj në 4-5 vitet e ardhshme kur ekonomia e Shqipërisë të mos jetë më e varur nga cash-i.

FJALA E AHMETAJ:

Nuk kam nevojë që të sjell Berzh, apo Bankën Botërore. Do ju kërkoja që mos të jeni siç jeni zakonisht, konservator në kënd, kur një horizont shfaqet një mundësi e re. Më besoni do jenë 3 konsekuenca interesante. Ju aty këtu bëni shopping për të gjetur informacion. Kjo është temë që nuk mbaron kurrë dhe e them pa cinizëm, ndoshta tingëllon pak ngacmuese. Duhet ta ndiqni qeverinë në dixhitalizim. Nëse ju thoni se keni investuar 75 mln euro në dixhitalizim, e dini se sa ka investuar qeveria, s’ua them se do ju vijë zor. Disa herë më shumë ka investuar qeveria. Qeveria ka një milion halle më shumë. 75 mln si bie as 17 mln në vit. Qeveria ka bërë hapa të pakrahasuara në dekada.

Praktikisht sot në Shqipërinë e 4 viteve të fundit në pjesën e shërbimeve publike ka realisht një revolucion dixhital. Kur e nisi kryeministri në një mbledhje qeverie ne 2018 kishte shumë mendje skeptikë sepse me ambicien e atij momentit ishte një vizion të shihje përtej murit. Sot 95% e shërbimeve publike janë të dixhitalizuara. Por fokusi është si ta përdoresh këtë shtrat dixhitalizimi që ndihmon qeverinë dhe qytetarin dhe në aspektin ekonomik dhe teknologjik e çon Shqipërinë në një tjetër hap në atë që i referohemi si global standard.

Në të njëjtën kohë debate sa i përket dixhitalizimit tani ka kaluar në anën tjetër të ekonomisë. Debati është a po e ndjek sektori privat këtë temp që ka patur qeveria. Patjetër që shumë janë bërë se ka tregues që tregojnë se sistemi bankar dhe pjesa e sigurisë ka ecur me shumë shpejtësi.

Bledi ngriti disa pyetje pse, pse, pse? Cila është arsyeja që sistemi bankar që ka kaq shumë mendje dhe kaq shumë burime, nuk ka mundur të vendosi përpara qeverisë një non-paper për harmonizimin e proceseve te qeverisë dhe tyre. Sistemi bankar është shumë mbrapa. Ka një pse të madhe që ka të bëjë me dixhitalizimin. Aksesi në financë dhe dixhitalizim nuk janë dy procese të ndara. A kanë fermerët akses në financë apo insurance instruments. Po pse për, dy arsye! Formalizimi dhe dixhitalizimi në raport me aksesin në financë. Pandemia erdhi për keq por edhe na mësoi të gjithëve që ka një qasje fantastike si ajo online që na është kthyer në natyrë normale. Po të shohësh volumet e e-comerce në Shqipëri janë larg rajonit dhe të Europës, dhe kjo është sfidë.

Përsa i përket cash-it në ekonomi kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm si fiskalizimi që është reformë në vetvete që ka për tu kthyer në kulturë në 4-5 vite se si sillet në treg sipërmarrja dhe do ketë konsekuencë pozitive të formalizimit dhe reduktimit të cash-it në ekonomi.

Praktikisht sistemi bankar dhe autoriteti monetar në sfidat që kemi kaluar ka qenë fantastik. Autoriteti fiskal ka lehtësuar politikat e qeverisë në fatkeqësitë që na kanë rënë. Sistemi bankar ka qenë aty për të mbështetur dhe ndërkohë ka furnizuar ekonominë me kredi konsumatore, me kredi biznesi. Keni qenë aty për interesin e qytetarëve dhe interesin tuaj por edhe keni shërbyer me blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke ndihmuar në kohë të vështira.

Të Fundit