E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru
Aktualitet

Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh

Elisa Spiropali, deputetja e përjashtuar nga Partia Socialiste me urdhër të Edi Ramës në një dalje për mediat pohoi se pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi.

Duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama, Spiropali tha se forcimi i pushtetit në një dorë, është arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në protestë.

“Shqipëria është e të gjithëve, jo atyre që kanë pushtetin politik. Në momentin kur janë mbajtur qëndrime jo personale, se të qe për komoditet di ta bëj atë, se na e ka mësuar koha. Në atë kohë u ngritën shumë vetulla se nga buronte kjo. Unë e mbaj si dekoratë që janë nga të përjashtuarat e sistemit.

Jo se nuk kam përgjegjësitë e mia, në centralizimin e pushtetit te dora e një njeriu. Kjo është problematika që nxori në rrugë ata që u quajtën Flamingo. Ishte nevoja e brendshme për të mbrojtur lirinë. E ka treguar se mund ti kesh të gjitha, por e ka treguar historia se pushtet nuk mbahen nga muret, por nga besimi.”, tha ajo.

Spiropali, duke folur për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i PS-së, theksoi se edhe ajo ka përgjegjësi në konsolidimin e pushtetit të personalizuar në PS, dhe të një partie të një njeriu.

“Kur në shumicën e kohës së analizave, kupton se përjashtimi është më i madh se përfshirja atëherë e mbaj si dekoratë, që jam nga të përjashtuarit e sistemit. Padiskutim që kam edhe unë përgjegjësitë e mia në konsolidimin e karakterit të pushtetit të personalizuar ekstremisht, dhe të një partisë së një njeriu dhe qeverisë së një njeriu, kjo është përtej emrit të Edi Ramës dhe raportit personal, por në themel të problematikës që nxorri në rrugë ato që u quajtën flamingo.

Ishte ajo nevojë e brendshme për të thënë se liria dhe dinjiteti njerëzor e guximi qytetar janë më të fortë se çdo triumfalizëm, se çdo dëshirë për të treguar se ke mandatet. Janë më të forta se mungesa e legjimitetit.

Kur kjo fillon mungon, nuk ka shtyllë që e mban në këmbë. Nuk ka rëndësi sa mandate ke, mund t’i kesh të gjitha. E ka treguar historia botërore se pushtetet nuk mbahen nga muret, por besimi dhe respektimi i të drejtave dhe legjitimiteti.”, tha Spiropali.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑