Licensoi karburantin pa leje, SPAK kërkon 1 vit burg për kreun e bashkisë Devoll, Eduard Duro

SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu .

Në seancën e radhës që do mbahet javën e ardhshme mbrojtja do paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendos mbi dënimin ose jo të tij

Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër. Veç Duros, janë u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

Të Fundit