Kurti i përgjigjet Grenell-it nga Podujeva: Pushkët i kemi plot e moralin lart. Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës

Kandidati për kryemininistër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim, i cili ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës.

Sakaq, ai foli edhe për Serbinë, duke i bërë të qartë se Kosova e ka moralin e lartë por edhe armët të mbushura.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

Të Fundit