E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së, Spiropalit i ndryshojnë karrigen në Kuvend, zhvendoset në krahun e opozitës Shehaj: U tmerruat nga deklarata e ambasadorit amerikan për provat, e kaluat ditën duke fshirë e-mailet dhe SMS-të “100 orë punë në interes publik” GJKKO jep vendimin për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Ursula Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Berisha refuzon të lirojë foltoren e Kuvendit, vijon fjalimin me mikrofon të fikur Rama ndan pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor: Vijon edhe sot me diskutime e takime pune STOP-EMISIONI 55(Sezoni 12) 25 Nentor 2026- Pamjet e aksidentit mes dy motorreve, ekspertiza nuk merr videon, fajtor shpallet i godituri. GJKKO merr vendimin, me sa vite burg dënohet nëna e Monika Kryemadhit
Bota

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e pronave të saj në bregdet

Në bregdetin e Malit të Zi gjenden disa prona që i përkasin Kosovës që nga koha e ish-Jugosllavisë, por të cilat aktualisht janë uzurpuar, privatizuar apo janë tjetërsuar nga ndërmarrje të ndryshme në vend.

Këto prona gjenden në qytetet më të njohura bregdetare, si në Budva, Ulqin, Tivar, Tivat etj., dhe paraqesin vendet më të bukura për zhvillimin e turizmit në Mal të Zi.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës, kohë më parë, ka ushtruar një padi për kthimin e së drejtës së pronësisë, të cilin veprim e mbështesin si analistë ashtu edhe disa përfaqësuesë politikë në Mal të Zi.

Ish nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual, Genci Nimanbegu në vazhdimësi ka kërkuar që të respektohet e drejta e pronës.

“Këto prona janë atraktive, posaçërisht prona e Kamenovës, në komunën e Budvës. Ajo është ndër pushimoret më atraktive dhe një gji bregdetar shumë i bukur për investime. Këtu duhet të bëhet çmos që e drejta e pronës të realizohet. Unë kamë pasur kontakte dhe takime me ambasadorët e Kosovës në Mal të Zi dhe me politikanët e Kosovës, të cilëve u kamë shprehë shqetësimin tonë dhe mendimin se këto pronësia e tyre duhet të zgjidhet. Sidoqoftë i mbetet shtetit të Kosovës të merret me këtë çështje dhe tu kthehet ato që mendojnë se janë të tyre”, tha zoti Nimanbegu.

Ndërkaq, Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq fajësoi sistemin gjyqësor dhe prokurorinë e vendit për neglizhencë në zgjidhjen e problemeve pronësore, raporton VOA.

“Në Mal të Zi, ndoshta edhe në Kosovë, kemi shumë probleme me sistemin gjyqësor dhe me sistemin e prokurorisë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me këtë rast, por me të gjitha rastet ekzistuese, ku me dekada nuk fitojnë ndonjë epilog të dëshiruar. Shpresojmë që edhe ky rast do të përfundojë, pasi kjo nuk mvaret nga qeveria, pasi dihet që sistemi i gjyqeve funksionon në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, duhet të bëhet një trysni pozitive që kjo lëndë por edhe të tjerat të përmbyllen”, tha zoti Abazoviq.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka evidentuar 35 prona që ndodhen në Mal të Zi. Përveç pronave në bregdetin malazez, pronat tjera janë objekte dhe zyra nëpër disa qytete të vendit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑