E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru
Lajme

Eurostat: Shqipëria e fundit në Europë për konsumin dhe të ardhurat për frymë.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria u rendit e fundit në Europë, sa i përket konsumit individual për frymë, i cili është një matës i mirëqenies materiale të familjeve dhe u referohet konsumit të familjarëve sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse.

Për Shqipërinë, ky tregues ishte sa 40% e mesatares së BE-së në vitin 2020, duke shënuar nivelin më të ulët në Europë dhe rajon, me rritje prej 1 pikë përqindje nga viti i mëparshëm.

Progresin më të madh e bëri Serbia, nga 49% në 52% dhe është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.

 Mali i Zi mbetet shteti me konsumin më të lartë për frymë, prej 61% të mesatares së BE-së.Shqipëria, u rendit e fundit në Europë edhe sa i përket të ardhurave për frymë.

Sipas të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020, i njëjti nivel si viti i mëparshëm, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit bënë më shumë progres në drejtim të konvergjencës.

Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë-Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatares së BE-së, nga 41% që ishin në 2019.

Maqedonia e Veriut ruajti të njëjtin nivel, në 38% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë të Malit të Zi ishin sa 46% e mesatares së BE.

Në vitin 2020, nëntë shtete anëtare regjistruan konsumin për frymë mbi mesataren e BE-së.

Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, pasuar nga Gjermania dhe Danimarka.

Holanda, Austria, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca regjistruan nivele ndërmjet 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑