Zbuloi se nuk ishte i ati, babai braktis 5-vjeçarin në shkollë

Një burrë nga Kina ka braktisur djalin e tij në shkollë, pasi mësoi se nuk ishte babai i tij biologjik.

Djali vetëm 5 vjeç, u dërgua në shkollë nga babai i tij si normalisht, për të mos u marrë më. Vogëlushi, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, por i referuar si “Xiao Rui” u braktis në një provincë të Guangxi për 5 ditë nga njeriu që mendonte se ishte babai, por që pasi zbuloi të vërtetën, refuzoi që ta merrte nga shkolla.

Siç raporton Mirror, Xiao kishte me vete në çantën e shkollës, rroba për t’u ndërruar dhe një telefon. Burri i njohur si babai i tij u kontaktua nga mësuaja e 5-vjeçarit, ai mësohet të këtë thënë se nuk do të shkonte për ta marrë më pasi kishte bërë një test ADN-je, që tregonte se nuk ishte babai dhe se tanimë djali nuk ishte përgjegjësi e tij.

Mësuesja nuk mundi të gjejë as mamanë e 5-vjeçarit, pasi shtëpia ku ata qëndronin ishte bosh. Por një gazetar i një televizioni lokal informoi se mamaja pritet ta marrë të birin këtë javë. Të shumtë ishin njerëzit që u revoltuan për ngjarjen duke komentuar në rrjete sociale. “Ai është i pafajshëm. Është e trishtë që ai duhet të përballet me botën e pamëshirshme të të rriturve”, komenton dikush./tvklan.al

Të Fundit