Vidhte kutitë postare, droni nxjerr zbuluar vendin ku fshihej hajduti

Policia në SHBA ishte në gjendje të përdorte një dron për të zbuluar vendin e fshehtë të një hajduti të dyshuar të pakove postare.

“I dyshuari kishte ikur në këmbë pasi kishte tentuar të vidhte një kuti nga një verandë, duke shkaktuar një aksident të vogël trafiku në ndërkohë”, tha policia e kontesë Fayette në një deklaratë.

Duke përdorur një dron, oficerët ndoqën lëvizjet e burrit, duke e gjurmuar teksa ai futej në një nga kanalet kulluese.

Një qen policie u dërgua në vrimë përpara se burri të vendoste të dorëzohej, raportuan mediat lokale. Pas një kontrolli mjekësor, ai u burgos.

Të Fundit