Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

Ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit, Fran Tuci është transferuar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore

Tuci i arrestuar me urdhër të SPAK, ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër.

Ndërkohë, Fran Tuci dhe ish-administratori i njësisë administrative Iballe, Ndoc Marku akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Prokuroria e posaçme ka shpjeguar se nga hetimet “ka rezultuar e provuar se ish-titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente”.

Të Fundit