Video e dhunës/ Familja kërkon urdhër mbrojtjeje nga nëna me bipolaritet-Stop-13 Prill 2021

Pasi dhuna e nënës me probleme u vërtetua, Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për nënën e sëmurë.Gjykata vendosi 2.5 vjet heqje lirie, për dhunë ndaj të miturve. Situata pas lirimit është më keq se më parë. Strukturat nuk kanë funksionuar edhe pse doktorët e burgut e kanë referuar rastin në psikiatri.
Gjyqtarja Irena Hoxha nuk i ka dhënë familjes një urdhër mbrojtjeje, edhe pse gruaja është e rrezikshme.Psikologia Denata Toce shpjegon problemet e bipolaritetit të gruas dhe thotë, se urdhri i mbrojtjes duhet dhënë, por burgu nuk është zgjidhje, pasi përkeqëson shëndetin e gruas.

Të Fundit