Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë.

Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.

Një ditë më parë, Apeli e shpalli fajtor edhe për veprat penale ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘pastrim parash’, ndërsa shkalla e parë në 2025 e kishte dënuar vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.

Të Fundit