Mario Draghi e cilësoi “diktator”, Erdogan anulon blerjen e 10 helikopterëve ushtarakë nga Italia

Pas komenteve të kryeministrit italian Mario Draghi që e cilësonte Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan një “diktator”, Turqia ka vendosur të anulojë blerjen e 10 helikopterëve ushtarakë nga Italia që ishin parashikuar për t’u marrë në buxhetin e këtij viti.

Kujtojmë se komentet e Draghi-t u bënë pas skandalit të “Sofagate”, ku Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u la të ulej larg Michel dhe Erdogan në një takim zyrtar në Ankara. Nga ana e saj, Turqia ka thirrur ambasadorin italian në Ankara për sqarime dhe është shprehur se një kryeministër i emëruar si Draghi nuk mund të quajë diktator një president të zgjedhur si Erdogan.

Prej anulimit të blerjes së 10 helikopterëve “AW169”, Italia nuk do të marrë plot 70 milion euro që ishte shuma që do i jepej për mjetet luftarake.

Të Fundit