Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Lëshohen edhe 3 masa të tjera sigurie

Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja është shoqëruar këtë të enjte në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje.

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë. Mësohet se Prokuroria e Fierit ka lëshuar 4 masa ‘arrest me burg’, mes tyre edhe Vojo. Mësohet se masat janë lëshuar lidhur me 44 mijë m2 toke shtet e dhënë një biznesmeni me akte false për park fotovoltaik.

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi dosjen dhe dyshimet që kanë çuar në arrestimin e tij.

Të Fundit