Video/ Biden hutohet pas zbritjes nga avioni: Po tani çfarë duhet të bëj

“Po tani çfarë duhet të bëj”, këtë dëgjohet të thotë presidenti i SHBA-ve Joe Biden pas zbritjes nga avioni, ditën e djeshme.

Në një video të publikuar në media, presidenti Biden pasi ka zbritur nga avioni, shikohet të jetë i përhumbur dhe konfuz se çfarë duhet të bëjë më tej, duke pyetur kështu të pranishmit për ta udhëzuar.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden prej ditës së djeshme ka nisur një tur takimesh 4 ditor në Lindjen e Mesmë, ku ndalesa e parë ka qenë Izraeli.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti i SHBA-ve gjendet në një situatë të tillë, pasi pak kohë më parë, ai është filmuar duke u rrëzuar teksa zbriste shkallët e avionit, rrëzimi nga biçikleta dhe më e fundit publikimi pa dashje i instruksioneve nga stafi i tij në një konferencë për mediat.

Të Fundit