U kap me 20 kg kokainë në Itali, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, del i pafajshëm

Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës Agim Kajmaku është liruar nga burgu në Itali. Mësohet se ai ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos. Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut.

Mediat italiane bënë të ditur në atë kohë se Kajmaku u arrestua më datën 27 maj në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali.

Ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule. Droga e sekuestruar dyshohet se kishte vlerën e 1 milionë eurove.

Të Fundit