12 mijë paund që të duket si qen, kompania merr 40 ditë për realizimin e kostumit

Një japonez, i cili shpenzoi 12 mijë paund për një kostum “Border Collie“, ka treguar jetën e tij të re si një kafshë me katër këmbë, duke luajtur me lodrat e qenve dhe duke marrë përkëdhelje te barku.

Burri, i cili quhet Toco, shpenzoi dy milionë jen (rreth 12 mijë paund) për kostumin ultra-realist për të përmbushur fantazinë e tij të përjetshme për t’u bërë një nga miqtë më të mirë të njeriut.

Toco tani ka arritur pothuajse 24,000 ndjekës në YouTube me një video që zbulon se si e nxjerrin atë për shëtitje. Klipi gjithashtu e tregon atë duke u rehatuar brenda kafazit dhe duke marrë fërkime barku nga njerëzit.

Ai e porositi kostumin vitin e kaluar nga prodhuesi Zeppet dhe që atëherë ka shijuar jetën e tij si qen. Kompanisë iu deshën 40 ditë për të realizuar këtë kostum jo të zakontë për një njeri.

 

Të Fundit