Kryeministri, Edi Rama ketë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në stacionin e ri hekurudhor të Vorës. Rama bashkëngjitur me fotot shkruan se gjithashtu edhe hekurudha Durrës-Tiranë me lidhjen e re drejt Aeroportit të Rinasit, po i afrohet fazës përfundimtare.
“Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.




