“Ta përcjellim në banesën e turpit Ramën”, Berisha: Po punojmë për një koalicion të gjerë opozitar për zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë për zgjedhjet lokale të 9 majit. I pyetur nga gazetarët, nëse ka nisur puna për krijimin e një koalicioni opozitar, Berisha tha se synimi është bashkimi i të gjitha forcave politike, grupeve të interesit dhe faktorëve që e konsiderojnë qeverisjen e Edi Ramës si të keqen më të madhe të vendit, duke ruajtur identitetin e secilit.

A keni ndërmarë ndonjë hap për të krijuar koalicionin me të gjitha forcat që janë në opozitë për zgjedhjet lokale të datës 9 maj?

Berisha: Ne po punojmë, vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga çdo koalicion që është bërë nga viti ’91 deri sot. Kjo do të thotë përpjekje e ndershme për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që e konsiderojnë të keqen më të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij. Një bashkim duke ruajtur të gjitha identitetet.

Një bashkim dhe me ata që platformën e tyre e kanë kundër PD, në mënyrë që së bashku të përcjellim në banesën e turpit kreun e narkoshtetit shqiptar dhe të vendosim një qeveri për një kuadër ligjor të standardeve më të mira për zjedhjet, secili të tëstohet para qytetarëve shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë të zgjedhin ata që konsiderojnë më të mirë. Ne nuk përjashtojmë asnjë faktor që beson se Edi Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Të Fundit