INSTAT: Rriten aksidentet si pasojë e sjelljes së këmbësorëve

Të dhënat e Insitutit të Statistikave bëjnë me dije se nga 1 janari deri në 31 mars janë regjistruar 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ekspertët vlerësojnë se numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7 %, por ajo cfarë vihet re është së aksidentet e shkatuar si pasojë e sjelljes së këmbësoreve janë rritur me 41,7 %. në krahasim me vitin 2022.

Vetëm në muajin mars janë regjistruar 91 aksidente rrugore si pasojë e të cilave janë dëmtuar 118 persona.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

E premtja është dita ku janë regjistruar më shumë aksidente rrugore, përkundrejt të shtunës që ka numrin më të ulët të aksidenteve.

 

Të Fundit