U ekzekutua në lokalin e vet, dalin pamjet nga vendi ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj

Këto janë pamjet që vijnë nga Shëngjini, aty ku këtë të mërkurë u ekzekutua me armë zjarri Ardian Nikulaj. 51-vjeçari ishte në lokalin e tij kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia që ka rrethuar skenën e krimit. Deri më tani detajet janë të pakta.

Dyshohet se një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforishent ka hyrë në lokal. Ai e ka qëlluar dy herë me psitoletë dhe më pas është larguar me motor.

 

Ky i fundit ishte emër shumë i njohur në zonë. Përveç bizneseve në fushën e hoteleri-turizmit ai kishte dhe aktivitet politik.

Në vitin 2021, Nikulaj kishte kandiduar për deputet. Po ashtu ai ka qenë pjesë edhe e Këshillit Bashkiak të qytetit të Lezhës.

Në formularin e dekriminalizimit, Nikulaj ka pohuar se ka qenë i dënuar me burg me 4 muaj për armëmbajtje pa leje dhe me një gjobë për falsifikim. Këto dënime i ka marrë përkatësisht në vitin 2003 dhe 2006./

Të Fundit