Goditet rrjeti i prostitucionit, policia ndjek klientët dhe i arreston në hotel

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona të cilët ushtronin aktivitetin e kundërligjshme të prostitucionit.

Në pranga kanë përfunduar shtetaset Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cale dhe shtetasi Eduard Zelollari.

Burime për media  bëjnë me dije se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prejhoteleve në afërsi të qendrës së qytetit. Policia zyrtarisht bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e unifromave blu.

Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej më pas aktiviteti duke i arrestuar në kushtet e flagrancës. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.

Të Fundit