Qytetarët e Roskovecit kallëzojnë në SPAK kryetaren e bashkisë

“Ka abuzuar me tre tendera, Majlinda Bufi të hetohet nga drejtësia”

Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga një grup qytetarësh të Roskovecit për abuzime me tre tendera për rikonstruksionin e rrugëve dhe shkollave.

Ata mbështeten në këtë padi dhe nga kryetari i i degës së partisë Demokratike Emels Xhaxaj, i cili ishte bashka me ta në prokurori.

“Janë bërë shkelje në pabarazinë në garë ku kryetarja e bashkisë nuk ka bërë garë të ndershme, por ka zgjedhur si fitues njerëzit e vet, që janë pranë bashkisë.”

Xhaxhaj tha se personat që përfitojnë tenderat blejnë vota për socialistët për zgjedhjet e 14 Majit.

“Bëjnë pazare dhe blejnë vota për kryetaren e bashkisë dhe këto janë tendera preferenciale.”

Xhaxhaj tha se Majlinda Bufi ka abuzuar edhe me taksat e qytetarëve, duke e çuar bashkinë e Roskovecit drejt falimentimit.

Të Fundit