Tërmeti i shemb shtëpinë, nuk i shënojnë emrin ne akt-konstatim. – Stop
KLIPET

Tërmeti i shemb shtëpinë, nuk i shënojnë emrin ne akt-konstatim.

Ndodhemi në Kashar Kodër për një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i shtatorit të vitit 2019. Në këtë shtëpi jetonin tre familje. Tashmë ajo është e re, por familja e Lahe Aluku ka mbetur jashtë. Pasi u shemb shtëpia, vjehrri i saj bëri gjithë dokumentacionin dhe u bë një marreveshje mes një firme private dhe bashkisë, që shtëpia të bëhej e re. Zonja Lahe ka shkuar të kërkojë të drejtën saj, por nuk gjendet një ekspertizë e thelluar.Tashmë është në mes të katër rrugëve, pa zgjidhje.Meqë në marrëveshjen mes Bashkisë dhe firmës thuhet, se është në dispozicion një akt-konstatim, ne pyesim në Njësinë Administrative të Kasharit.Aty na thuhet, se para tërmetit të nëntorit, ishin vetëm akt-konstatimet, që bëheshin nga emergjencat civile, ku janë shënuar vetëm dy familje, pasi ato janë në një certifikatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *