“Të vaksinuarit rrezikohen nga SIDA”, hetime për presidentin brazilian Bolsonaro

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar një hetim mbi pretendimin e rremë të Presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro se njerëzit që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund të kenë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga SIDA.

https://edition.cnn.com/2021/12/04/americas/brazil-bolsonaro-covid-aids-intl-hnk/index.html?fbclid=IwAR0_NLX1SIzKtNut7fY7oWXCXV6IpbB3rWEoZ8_UVAcE6KrSq_MZh1wSTIc
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes nisi hetimin në përgjigje të një kërkese të komisionit parlamentar të vendit, i cili ka hetuar përgjigjen e qeverisë së Bolsonaro ndaj pandemisë e Covid-19, sipas një deklarate të postuar nga llogaria zyrtare e gjykatës në Tëitter të premten.

Bolsonaro është kritikuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit për menaxhimin e pandemisë, duke përfshirë dekurajimin e njerëzve për t’u vaksinuar, pavarësisht se Brazili po lufton me një nga shpërthimet më të këqija të
koronavirusit në botë.

Komisioni parlamentar ka pasur akses në dokumente që tregojnë se qeveria ka injoruar të paktën 81 oferta vaksinash nga Pfizer në vitin 2020.

Sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV /AIDS, vaksinat Covid-19 të miratuara nga rregullatorët shëndetësorë janë të sigurta për shumicën e njerëzve, përfshirë ata që janë me HIV.

Bolsonaro është i vetmi president i G20 që pretendon se nuk është vaksinuar. Pavarësisht kësaj, dhe vonesës së Brazilit në fillimin e një programi vaksinimi, 60% e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.

Të Fundit