I Dërguari Special Presidencial për Misionet Speciale të Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “X” lidhur me “Marshin për liri” në Prishtinë teksa ka ripostuar pamjet nga ky marshim.
Grenell shkruan se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet, që kur Jack Smith e arrestoi atë gjatë rrugës për në Uashington për negociatat përfundimtare me Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha.
“6 shtatori është njoftimi i Gjykatës së Hagës mbi vendimin në çështjen e Jack Smith kundër ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi ka qenë në burg për 6 vjet! – që kur Jack Smith arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës gjatë rrugës për në Uashington, DC për t’u takuar me mua për negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.
Rastet e Jack Smith në Amerikë kanë dështuar të gjitha. Ky rast në Evropë është i fundit që ai ka. Edhe demokratët nga Amerika dëshmuan në Hagë në emër të Thaçit duke thënë nën betim se pretendimet e Jack Smith ishin krejtësisht të rreme. Pra, ka mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith. Tani varet nga Haga, 16 shtatori. Qëndroni në kontakt.”, shkruan ai.



