Studimi shkencor: Gjuha shqipe, 6 mijë vjet e vjetër

Populli shqiptar dhe gjuha shqipe kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet më parë dhe janë autoktonë në këto troje. Këtë konkluzion e nxjerr studimi shkencor i revistës amerikane “Sciene” që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze.

Në këtë studim vlerësohet se tre janë gjuhët më të vjetra indo-europiane që fliten ende, ku shqipja, është një ndër to, krahas armenishtes dhe greqishtes. Në të specifikohet edhe koha e lindjes së gjuhëve indo-europiane, e cila shkon 8000 mijë vite më parë, ndërsa degë të saj më të vjetra janë ruajtur pikërisht në këto vende.

Veç studimeve gjuhësore kompjuterike, kërkimi është mbështetur edhe me studimin e AND-së, rezultatet e të cilave kanë vërtetuar këtë fakt, vjetërsinë e popullsisë dhe rrjedhimisht atë të gjuhës në këto troje.

Konkluzionet dolën pas u analizuan 52 gjuhë historike dhe 109 gjuhë moderne përgjatë këtij studimi, që e çon më larg se sa ç’ishte menduar krijimin e gjuhëve indo-europiane, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.

Kampioni i përzgjedhur për studim, prezanton një grup të ri të dhënash, që përjashton mospërputhjet dhe studimet nga e kaluara. Megjithëse lashtësia e gjuhëve gjithmonë do të krijojë debat në qarqet shkencore, artikulli është dhe një zë i fortë mbi prejardhjen e gjuhës shqiptare.

Të Fundit